Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Futboll

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 17:49
Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadrat tona po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit të ri 2022/23. 

KF Dukagjini ka aranzhuar miqësoren e radhës, ndaj Vushtrrisë së Ligës së Parë.

Ndeshja kontrolluese zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 17:30, në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

Klinasit u mposhtën të dielën në miqësoren e fundit 0-1 nga Rahoveci.

Skuadra e Armend Dallkut ka qenë mjaft aktive në merkato, ku përveç disa largimeve, kanë transferuar gjashtë futbollistë dhe dy të tjerë janë rikthyer nga huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat