Milani dhe Interi pas tij

Futboll

Milani dhe Interi pas tij

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 17:50
Milani dhe Interi pas tij

Milani dhe Interi pas tij, ndizet “derbi” në merkato për futbollistin e Kombëtares!

Milani dhe Interi duket se janë përplasur sërish në merkat me dy klubet e Milanos që duket se këtë herë kanë si objektiv të përbashkët mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshitin.

Lajmi i bujshëm raportohet nga media pranë klubit bergamask “TuttoAtalanta”, që ka publikuar një artikull ku thuhet se Milani ka përqendruar vëmendjen te futbollisti kuqezi dhe se Maldini do të takohet me drejtuesit e Atalantës për të prezantuar ofertën e parë në ditët e ardhshme.

Në ditët e fundit edhe Interi ishte vënë pas Gjimshitit, me ziklatërit që e kishin piketuar si përforcimin e radhës në mbrojtje, por që tani duhet të përballen me Milanin në merkato në një “derbi” për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat