Goditje e rëndë për Milanin

Futboll

Goditje e rëndë për Milanin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:23
Goditje e rëndë për Milanin

Goditje e rëndë për Milanin!

Te Milani kishin gjithçka gati. Pas firmës me Sharl De Keteler, Maldini dhe Masara do të përqendronin të gjitha forcat te një tjetër talent i ri i mesfushës, një emër që pritej që të zëvendësonte Kesin. Por në mënyrë të papritur, operacioni i merkatos që dukej pranë finalizimit me Karnei Çukuemeka, ka dështuar në momentin e fundit.

Futbollist i Aston Vilës shihej si pasardhësi i denjë i Kesit në mesfushë dhe alternativë shumë e mirë për Renato Sançez që i është premtuar PSG-së. Gjërat dukeshin në rrugën e duhur dhe kuqezinjtë kishin marrë edhe një pëlqim nga futbollisti 18-vjeçar.

Por në mënyrë të papritur, në garë ka hyrë me furi Çelsi, i cili po mundohet të bëjë blerje të rëndësishme në muajin e fundit të merkatos, pasi ka parë t’i ikin nga duart lojtarë të rëndësishëm. Aston Vila bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se ka një akord me blutë dhe se ka lejuar futbollistin të udhëtojë drejt Londrës për të diskutuar marrëveshjen personale me Çelsin dhe për të kryer vizitat mjekësore, duke lënë me gisht në gojë kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat