Skuadra shqiptare barazon me Vardarin

Futboll

Skuadra shqiptare barazon me Vardarin

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:11
Ilustrim

Egnatia e Edlir Tetovës, nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Ohër, ndaj  skuadrës maqedonase të Vardarit, që militon në ligën e dytë.

Vlen të theksohet se në këtë test miqësor, me skuadrën e Egnatias, debutoi mbrojtësi Renato Malota, që pak kohë më parë u bashkua me skuadrën rrogozhinase, nga kurbinasit e Laçit.

Një përforcim cilësor ky që konsolidon repartin difensiv.

Me afrimin e shumë elementëve të rinj, Egnatia duket që do jetë një ekip totalisht ndryshe nga sezoni shkuar dhe me objektiva të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat