Gripshi: Do të shkojmë për të fituar...

Futboll

Gripshi: Do të shkojmë për të fituar...

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:28
Ballkani

Nazmi Gripshi ishte autori i parë i golit për Ballkanin gjatë ndeshjes së rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Gripshi shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30-të të ndeshjes duke e zhbllokuar sfidën për rezultat 1-0.

Pas ndeshjes Gripshi tha se ata janë të kënaqur me fitoren në shtëpi dhe do të kërkojnë fitore edhe në ndeshjen e kthimit në Ishujt Faroe.

“Ne do të shkojmë atje për të fituar. Për momentin të gjithë si ekip jemi të kënaqur e edhe unë jam i lumtur që kam shënuar”.

Ai ka folur edhe për kundërshtarin, duke e quajtur atë një ekip profesionist.

“Përballë kishim një skuadër profesionale dhe shpresojmë që ta fitojmë edhe atë ndeshjen tjetër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat