Sarri konfirmon

Futboll

Sarri konfirmon

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:26
Sarri konfirmon

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka konfirmuar se dy futbollistët e kësaj skuadre, Luis Alberto dhe Francesco Acerbi kanë kërkuar largimin nga klubi i kryeqytetit italian.

“Të dy lojtarët kanë kërkuar largimin dhe klubi i ka bërë planet për zëvendësimin e tyre. Luis Alberto për të dytin vit radhazi ka shprehur vullnetin për ta përfunduar karrierën e tij në Spanjë, më saktësisht te Sevilla.

Ndërlaq, Acerbi në fund të sezonit shprehu dëshirën për t’u larguar dhe klubi ka pranuar kërkesën e tij”, ka theksuar Sarri.

Megjithatë, tash për tash asnjëri prej lojtarëve nuk e ka finalizuar largimin nga Lazio, por kjo gjë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim, nëse drejtuesit e klubit gjejnë akord me klubet e interesuara për shërbimet e këtyre lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat