Monza godet sërish, firmos me brazilianin

Futboll

Monza godet sërish, firmos me brazilianin

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:09
Firmos me brazilianin

Monza nuk përmbahet në merkato. Klubi nga Brianza, që siguroi ngjitjen në Serinë A për herë të parë këtë sezon, ka firmosur kontratë një vjeçare me brazilianin Marlon, i cili vjen nga Shakhtar Donetsk.

Mbrojtësi ka qenë edhe më herët pjesë e Serisë A, pasi ka luajtur me Sassuolon në periudhën 2018-2021, por pikërisht verën e kaluar u transferua në klubin e njohur ukrainas, pasi ndoqi trajnerin italian Roberto De Zerbi.

Marlon ka nisur karrierën te Fluminense, ndërsa në 2016-ën ishte Barcelona që e solli në Europë, teksa në sezonin e parë debutoi me “blaugranat”, por më së shumti luajti me skuadrën B.

Më pas kaloi një vit në huazim te Nice, para se të transferohej te Sassuolo, ku u shndërrua në titullar. Tani Marlon rikthehet sërish në Serinë A, këtë herë për të ndihmuar Monzën të qëndrojë mes më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat