Muja nënshkruan me klubin e njohur belg

Futboll

Muja nënshkruan me klubin e njohur belg

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 13:05
Muja nënshkruan me Antwerpin

Tashmë edhe zyrtarisht, Arbnor Muja është futbollisti më i ri i Royal Antwerpit.

Klubi belg ka njoftuar këtë të premte për transferimin e 23-vjeçarit nga Drita.

Muja me Antwerpin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.

Sulmuesi mitrovicas do të ketë numrin “11” në fanellë.

Njoftimi i plotë nga Royal Antwerp:

“Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me RAFC. Muja (23) vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11.

Mirë se erdhe, Arbnor!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat