Barcelona firmos me “prodhimin” e Real Madrid

Futboll

Barcelona firmos me “prodhimin” e Real Madrid

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:23
Barcelona

Barcelona vijon merkaton e furishme teksa katalanasit tashmë janë një hap larg nënshkrimit me Marcos Alonso nga Chelsea.

“Blutë e Londrës” kanë një mbrojtës të majtë të ri duke qenë se sapo kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Marc Cucurellan dhe në këtë formë spanjolli përfundon jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel.

Kështu, blaugranat kanë nisur negociatat me Chelsean dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur, aq më tepër kur edhe vetë Alonso preferon rikthimin në Spanjë për arsye familjare.

31-vjeçari që më parë ka qenë edhe pjesë e Real Madrid (prodhim i akademisë madrilene) pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën dhe prej kohësh ka arritur marrëveshjen personale me klubin teksa tashmë trajneri Xavi Hernandez do të ketë një alternativë më shumë në pozicionin që mbulon Jordi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat