Fulham-Liverpool, Klopp nuk mund të llogarisë në tetë lojtarë

Futboll

Fulham-Liverpool, Klopp nuk mund të llogarisë në tetë lojtarë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Ndërsa Liverpooli po përgatitet për t'u rikthyer në Premier Ligë, Jurgen Klopp ka dhënë një përditësim të gjerë sa i përket situatës me lëndime, dhe sugjeroi se klubi nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimeve të tjera këtë verë.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Fulhamit, Klopp përditësoi gjendjen e një numri të konsiderueshëm të lojtarëve që aktualisht janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Lajmi i mirë është se Alisson është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjet para-sezonale dhe duket se do të kthehet në formacionin e parë.

Megjithatë, Caoimhin Kelleher, Calvin Ramsay, Kaide Gordon dhe Diogo Jota mbeten jashtë, pasi kanë humbur të gjitha miqësoret e verës për shkak të lëndimeve.

Ibrahima Konate, Kostas Tsimikas, Curtis Jones dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë gjithashtu jashtë fushës pas lëndimeve gjatë ndeshjeve para-sezonale.

Naby Keita humbi miqësoren e së dielës së kaluar kundër Strasburgut për shkak të një sëmundjeje, por mund të jetë i gatshëm për udhëtimin në “Craven Cottage”, ku edhe Klopp pret që të llogarisë në mesfushorin për ndeshjen e nesërme ndaj Fulham. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat