Holandezi gati të rikthejë në Premier League ish-sulmuesin e Interit

Futboll

Holandezi gati të rikthejë në Premier League ish-sulmuesin e Interit

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:13
Holandezi gati të rikthejë në Premier League ish-sulmuesin e Interit

Mançester Junajtid duket se nuk ka mbaruar ende në merkato, me “Djajtë e Kuq” që tashmë janë vënë në kërkim të një sulmuesi, pasi nuk është i lumtur me situatën e shkaktuar nga Kristiano Ronaldo.

Siç bënë me dije “Gazzetta dello Sport”, emri i preferuar nga holandezi është sulmuesi i Bolonjës, Mark Arnautoviç.

Austriaku bëri një sezon të mirë në Serinë A dhe kjo gjë duket se i ka rënë në sy Ten Hagut, i cili kërkon ta rikthejë dhe një herë 33-vjeçarin në Premier Ligë, ku më parë ka luajtur për Uest Hemin dhe Stok Sitin.

Arnautoviç ka qenë dhe pjesë e Interit të Zhoze Murinjos, në kohën kur zikaltrit fituan “Tripletën” e famshme, por që nuk arriti të shkëlqente siç pritej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat