Inter ndeshet në miqësore ndaj Villarealit

Futboll

Inter ndeshet në miqësore ndaj Villarealit

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:57
Inter

Testi i fundit parasezonal për Interin e Inzaghit që sonte do të rikthehet për të rreshtuar mbrojtjen titullare të kampionatit të kaluar me rastin e ndeshjes miqësore me Villarealin.

Skriniar, De Vrij dhe Bastoni sërish në krye të repartit të prapavijës zikaltër që në testet e fundit ka pësuar gola pasi treshja nuk ka qenë aty.

E ardhmja e sllovakut është ende në pikëpyetje, por formacioni i rreshtuar sonte ndoshta do të jetë i njëjti me ndeshjen e parë të Serie A ndaj Lecces.

Do të mungojë sot Brozovic i cili raportohet se ka një lodhje të lehtë të muskujve dhe nuk dëshiron të rrezikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat