Katër gola në Londër, Liverpool vetëm një pikë në hapje të kampionatit

Futboll

Katër gola në Londër, Liverpool vetëm një pikë në hapje të kampionatit

Nga: K. Goca Më: 6 gusht 2022 Në ora: 15:23
Pamje nga ndeshja

Fulham-i dy herë avancoi por nuk doli triumfues ndaj Liverpoolit të madh, duke barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Craven Cottage" në Londër., ndeshja e javës së parë të Premier League.

Në minutën e 32-të Mitroviq kaloi në epërsi vendasit. 

Luiz Diaz iu afrua shumë golit të barazimit në minutën e 39-të, por gjuajtja e sulmuesit kolumbian u ndal në shtyllë.

Image

Liverpooli barazon në pjesën e dytë me golin e Nunez pikërisht në minutlën e 64-të. 

Ky gëzim nuk zgjati shumë dhe Mitroviq shënon nga penalltia për 2:1, në minutën e 72-të. 

Image

Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp sërish barazon rezultatin duke i falënderuar golit të Mohamed Salah në minutën e 88-të. 

Në javën e ardhshme Liverpooli do të takohet me Crystal Palacen dhe Fulham i shkon Wolves-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat