FC Prishtina barazon me Llapin

Futboll

FC Prishtina barazon me Llapin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:38
FC Prishtina barazon me Llapin

FC Prishtina ka barazuar 2:2 me Llapin në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Prishtina dhe Llapi zhvilluan lojë të hapur duke testuar skema dhe futbollistë para nisjes së edicionit të ri në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e parë për Prishtinën e realizuan llapjanët duke shënuar në portën e tyre e të dytin e shënoi sulmuesi Leotrim Kryeziu duke shënuar eurgol me goditje volej brenda zonës.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1:1 kurse dy gola të tjerë u realizuan në pjesën e dytë.

Kjo është miqësorja e gjashtë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit.

Më parë Prishtina e ka mundur Ramiz Sadikun 3:0, ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1), ka fituar 1:0 ndaj Trepçës '89 dhe poashtu ka barazuar 1:1 me të njejtin ekip në ndeshjen e parë miqësore. Nga 2 Korriku ka humbur 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat