Shaipi dhe Hajdari mposhtën nga ekipi i Eminit në Superligën e Zvicrës

Futboll

Shaipi dhe Hajdari mposhtën nga ekipi i Eminit në Superligën e Zvicrës

Nga: K. G. Më: 7 gusht 2022 Në ora: 18:32
Pamje nga ndeshja

Lugano pësoi humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Luzerni.

Portieri Amir Shaipi u paraqit standard dhe Albian Hajdari nga minuta 62-të, ndërsa Lorik Emini titullar për Luzernin por u zëvendësua në minutën e 57-të. 

Emini u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e tretë të pjesës së dytë.

Dorn (32') e Beloko (85') shënuan për Luzernin dhe Ziegler (75') për Luganon.

Celar në minutën e 50-të dështoi nga penalltia dhe lëshoi një rast ideal për Luganon.

Luzern shënoi fitoren e parë dhe ka një barazim nga dy ndeshje, renditet në pozitën e 7-të me 3 pikë dhe Lugano është një pozitë më poshtë me 3 pikë, me një. fitore e tre humbje pas jave në Superligën e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat