Hëngrën bakllavën e kandidatit për president, e pësojnë keq tetë lojtarë

Futboll

Hëngrën bakllavën e kandidatit për president, e pësojnë keq tetë lojtarë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:08
E pësojnë keq tetë lojtarë

Thuhet se rregullat janë bërë për t’u thyer, por ka nga ato rregulla për të cilat masat janë të rrepta.

Në Turqi, klubi i Akhisarsporit ka përjashtuar tetë lojtarë për shkak se kanë bërë një shkelje të rëndë: ata i hëngrën bakllavën e kandidatit për president.

Një ditë pas ngjarjes, drejtuesit vendosën që të përjashtonin tetë futbollistët që kishin kryer këtë akt të paprecedent e që nuk ishte dëgjuar më parë në botën e futbollit.

Akhisarspori prej 2 muajsh është pa trajner, ndërsa së fundmi ka dhënë dorëheqjen dhe drejtori sportiv i klubit, e me përjashtimin e gjysmës së skuadrës, gjasat janë që ekipi të shpërbëhet, duke shkuar drejt një situate kaotike.

Ish-ekipi i sulmuesit të Shqipërisë, Sokol Cikalleshit ra edicionin e shkuar në nivelin e tretë të futbollit turk e si të mos i mjaftonin problemet me financat, tani duhet të zgjidhin dhe problemet me lojtarët e dashuruar me bakllavën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat