Mahrez: Bernardo ma sjell kafen si një djalë i vogël

Futboll

Mahrez: Bernardo ma sjell kafen si një djalë i vogël

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 11:39
Mahrez: Bernardo ma sjell kafen si një djalë i vogël

Riyad Mahrez është bërë protagonist me deklaratën e tij të fundit në lidhje me shokun e skuadrës, Bernardo Silva.

Algjeriani ka bërë një shaka me portugezin, duke deklaruar se Bernardo i sjell kafen si një “djalë i vogël” sepse ka frikë.

Një shaka që u “ndërtua”, pasi portugezi Bernardo deklaroi në dokumentarin e klubit se ai gjithmonë konsumon një kafe përpara ndeshjeve.

“Gjithmonë, një orë përpara çdo ndeshje, unë shkoj dhe marr një kafe për mua dhe për Rijadin”-tha ai.

Kaq mjaftoi që Mahrez ta kthente gjithçka në shaka dhe kjo ka të bëjë me marrëdhënien e mirë që kanë të dy lojtarët.
Mahrez dhe Bernardo kanë luajtur rol vendimtar te Manchester City gjatë viteve të fundit.

Që kur u transferua në Etihad Stadium nga Monaco në vitin 2017, Bernardo ka fituar katër herë titullin kampion në Premier League, ndërsa Mahrez tre herë që kur u bashkua nga Leicester një vit më vonë, dhe dyshja gëzon një lidhje të fortë jashtë fushës së lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat