Conte e la jashtë grupit

Futboll

Conte e la jashtë grupit

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:27
Giovanni Lo Celso

Conte e la jashtë grupit!

Giovanni Lo Celso u la jashtë grupit nga Antonio Conte, si një sinjal i qartë që nuk bën pjesë në planet e Tottenhamit dhe menjëherë ka lëvizur për të gjetur skuadrën ku do të luajë sezonin e ri.

Kështu fantazisti argjentinas ka zgjedhur Spanjën dhe konkretisht Villarealin për të vijuar karrierën, teksa [pritet që të mbërrijë që mbrëmjen e sotme për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje, teksa Lo Celso rikthehet kështu te Villarealli, ku luajti edhe 6 muajt e parë të vitit, duke shënuar një gol në 16 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat