Klopp komenton situatën me dëmtimet

Futboll

Klopp komenton situatën me dëmtimet

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:44
Klopp

Jurgen Klopp konfirmoi edhe njëherë tjetër se Liverpuli nuk do të bëjë asnjë blerje të sforcuar për të zëvendësuar mesfushorët e dëmtuar.

Tiago mund të mungojë deri në 6 javë pas tërheqjes muskulore që pësoi në javën e parë kundër Fulhamit.

Por “Reds”-at janë edhe pa shërbimet e Keitasë, Xhonsit dhe Çembërleinit, pavarësisht se lojtari nga Guinea do të grumbullohet për ndeshjen kundër Kristal Palasit të hënën.

“Nëse do të ishte lojtari i duhur dhe një mundësi, atëherë ne do ta kishim transferuar, por unë nuk e shikoj të mundur, sepse kemi bërë shumë biseda dhe nuk duket si gjithçka që mund të ndodhë.

Unë jam i kënaqur me forcën, madhënisë dhe cilësinë e skuadrës time, por kemi dëmtime. Megjithatë ka shumë zgjidhje për to.

Një prej tyre është merkatoja, por vetëm nëse bëhet fjalë për lojtarin se duhur. Të gjitha zgjidhjet e tjera janë brenda skuadrës”, tha trajneri gjerman në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat