Dy lojtarë me kartonë të kuq, Shkëndija fiton ndeshjen e mbetur

Futboll

Dy lojtarë me kartonë të kuq, Shkëndija fiton ndeshjen e mbetur

Nga: K. Goca Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:01
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës regjistron fitore e parë në edicionin e ri të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Tetovarët e mposhtën me rezultat 2:0 Skopjen, në ndeshjen e mbetur të javës së parë.

Kuqezinjtë patën dy lojtarë me shumë në terren prej minutës së 37-të.

Dueli u luajt në Strugë, për shkak të pezullimit të fushës në Tetovë.

Për vetëm katër minuta, skuadra e Skopjes mori dy kartona të kuq.

Para së gjithash, në minutën e 33-të, Ristovski goditi Gonsalvesin, i cili ishte në një rast shënimi dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në minutën e 37-të, kapiteni i Skopjes, Hristijan Kirovski, ndëshkohet me të kuq pas dy të verdhëve, për shkak të startit ndaj futbollistit vendas.

Nga ana tjetër, braziliani Wagner Gonsalves në minutën e 6-të të takimit, gjuan nga goditja e dënimit prej rreth 20 metrave, ndërsa Hristijan Kirovski shënon me kokë autogol.

Sabit Bilalli në minutën e  62-të realizon për 2:0.

Shkëndija renditet në vend të dytë me 4 pikë apo me një fitore e një barazim dhe Skopje është në të nëntin me 0 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat