Po bëja dush, mu fut brenda, vajza e re tregon: Ma tregoi...

Futboll

Po bëja dush, mu fut brenda, vajza e re tregon: Ma tregoi...

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:56
Mendy

Gjykata e ‘Chester Crown’ ka rifilluar gjyqin e Benjamin Mendy. Lojtari i Manchester City u akuzua për tetë përdhunime (plus një tentativë të pasuksesshme) midis viteve 2018 dhe 2021. Sipas ‘Marca’, anëtarët e jurisë dëgjuan historinë e një gruaje, e cila kujtoi ngjarjet e ndodhura në vitin 2018.

“Mendy më tha se do të më rrëmbente sapo të shpërqendrohesha. Fillimisht mendova se po bënte shaka”, – tha gruaja, e cila detajon se çfarë ndodhi në shtëpinë e lojtarit. Pas një feste, ajo e kaloi natën në rezidencën e Mendy me një mik.

Të nesërmen në mëngjes, futbollisti u fut papritmas në tualet, ndërsa ajo ishte në dush. “E ndjeva praninë e tij. Nuk e di se si, por e ndjeva praninë e tij. Isha e shokuar, doja vetëm të merrja një peshqir”.

Trupa gjykuese, e përbërë nga tetë burra dhe gjashtë gra, dëgjoi fjalët e së resë, të regjistruara nga policia:

“Ai më ndaloi dhe u përpoq të më hiqte peshqirin. Unë vazhdova ta shtyja, por ai më kapi, hoqi të mbathurat dhe më tregoi pe*isin e tij.

Kishte një pamje grabitqare në sytë e tij. Ai vazhdonte të thoshte mos të shqetësohesha, të mos kisha frikë”.

Ankuesja shpjegoi më tej në deklaratën e saj se Mendy e shtyu në shtrat ndërsa ajo i bërtiste që të ndalonte: “Nuk më kujtohet se si përfundoi afera, por vetëm se arrita të merrja rrobat e mia dhe të arratisesha, duke thirrur një taksi”.

Më 13 janar 2022, ajo raportoi incidentin në policinë e Walworth, duke nisur gjykimin. Mendy, i cili gjithmonë është deklaruar i pafajshëm, përballet me 5 deri në 20 vite burg, por sipas gazetës spanjolle ai mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat