Real Madrid ka gjetur një zëvendësues për Casemiron

Futboll

Real Madrid ka gjetur një zëvendësues për Casemiron

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 18:04
Casemiro

Në ditët apo edhe orët e ardhshme, Casemiro do të kalojë nga Real Madrid te Manchester United.

Trajneri i Madridit konfirmoi lëvizjen, duke thënë se braziliani ishte i vendosur të merrte një sfidë të re.

Ndërkohë, Real Madridi do të duhet të hyjë në merkato dhe të kërkojë një mesfushor. Lojtari i Tottenham Hotspur, Pierre-Emile Hojbjerg është shënjestruar nga Madridi, sipas The Telegraph. Danezi vlerësohet në 40 milionë euro nga ekspertët e portalit transfermarkt, marrë nga euro-football.

Pierre-Emile Hojbjerg ka luajtur 90 minuta në secilën nga dy ndeshjet e Tottengam këtë sezon. Madje mesfushori danez ka arritur të shënojë edhe një gol duke firmosur në portën e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat