Drita përballet me Dukagjinin, Nuhiu: Të jemi vetvetja

Futboll

Drita përballet me Dukagjinin, Nuhiu: Të jemi vetvetja

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 18:42
Nuhiu

Drita e Gjilanit synon fitoren e parë në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita do të ndeshet me Dukagjinin e Klinës, në kuadër të javës së dytë.

Drita e ka nisur me barazim 2:2 në Mitrovicë ndaj Trepçës ‘89, ndërsa Dukagjini si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Prishtina. 
Dukagjini synon pikët e para, ndërsa Drita fitoren e parë. 

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, shprehet optimist para kësaj sfide, që luhet nesër në orën 17.00.

“Kishin kohën e mjaftueshme për ta analizuar kundërshtarin, në veçanti mënyrën se si ata sulmojnë në vijën e parë të sulmit. Gjithashtu, jemi munduar të gjejmë pikat e tyre të dobëta e të gjejmë hapësirat për t’i shfrytëzuar.

Kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe të mundohemi që planin tonë të përgatitur ta zbatojmë në mënyrën më perfekte nesër.

Kemi analizuar në detajet më të vogla, jemi përgatitur edhe për kujdes por të shfrytëzojmë edhe armët tona për të marr maksimumin. Të jemi vetvetja dhe të kthehemi te fitorja”, ka thënë Nuhiu.

“Nuk ka kundërshtar të lehtë, sepse nga viti në vit po e shohim kampionatin duke u rritur dhe këtë e dëshmojnë rezultatet e skuadrave tona në Evropë. Nuk ka skuadër të dobët, duhet qasje maksimale ndaj çdo kundërshtari nëse do të bësh më të mirën”, ka përfunduar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat