Mehmeti shënon në Angli

Futboll

Mehmeti shënon në Angli

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 20:54
Mehmeti shënon në Angli

Futbollisti shqiptar e nis sezonin me “marsh të pestë” në Angli

Wycombe fitoi në transfertë ndaj Barnsley me rezultatin 0-3 në ndeshjen e Ligës së Parë angleze teksa protagonist për miqtë ishte edhe 21-vjeçari shqiptar, Anis Mehmeti. Ishte pikërisht mesfushori me tipare sulmuesi ai që hapi llogaritë e takimit teksa kaloi në avantazh në minutën e 37-të.

Mehmeti lëvizi me zgjuarsi brenda zonës kundërshtare dhe me një goditje potente shkundi rrjetën.

Ky ishte goli numër dy për Mehmetin në pesë ndeshje të këtij sezoni, me futbollistin e Shpresave kuqezi që duket se kërkon të tregojë potencialin e plotë dhe të shndërrohet në një lider te Wycombe.

Pas këtij triumfi, Wycombe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve pas pesë ndeshjeve të para të kampionatit duke u renditur në vendin e 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat