Conte paralajmëron kundërshtarët

Futboll

Conte paralajmëron kundërshtarët

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:26
Conte paralajmëron kundërshtarët

Tottenham vuajti jo pak në shtëpi, megjithatë në fund ia doli të merrte tre pikët e plota në sfidën ndaj Wolverhampton. Spurs triumfuan me rezultatin 1-0 teksa vendimtar rezultoi goli i Harry Kane në fraksionin e dytë të lojës, saktësisht në minutën e 64-të.

Me shtatë pikë pas tre ndeshjeve të para të Premier League, skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ka përligjur pritshmëritë e tifozëve ndërsa vetë tekniku Italian paralajmëron kundërshtarët duke theksuar se skuadra e tij në vijim vetëm mund të përmirësohet.

“Për të kuptuar diferencat, ju them se në sezonin e kaluar një ndeshje të tillë edhe mund ta kishim humbur. Por, kjo nuk është mjaftueshëm për mua dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Këtë e tregon edhe fakti që kemi marrë shtatë pikë pas tre ndeshjeve të para. Brenda skuadrës ka “kimi” dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme.

Kane? Po flasim për një sulmues të kalibrit botëror, është një njeri i mirë dhe ndihmon shumë skuadrën. Zakonisht lojtarë të tillë janë pak përtacë kur nuk e kanë topin në zotërim, por më ka surprizuar me vrapimet e tij kur kthehet në mbrojtje. Këtu çdo lojtar është i gatshëm të heqë dorë nga arritjet personale në të mirë të skuadrës, rruga është e gjatë por do të bëjmë më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat