Muriqi protagonist me gol, por Mallorca “bie” në shtëpi ndaj Betis

Futboll

Muriqi protagonist me gol, por Mallorca “bie” në shtëpi ndaj Betis

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:40
Muriqi

Vedat Muriqi është rikthyer protagonist për Mallorcan me futbollistin nga Kosova që realizoi golin e vetëm për të tijtë në disfatën 1-2 në shtëpi ndaj Real Betis.

Ishin miqtë ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Iglesias në minutën e nëntë teksa sulmuesi u tregua i ftohtë në ekzekutimin e një 11-metërshi.

Mallorca e mbylli pjesën e parë në disavantazh, megjithatë në fraksionin e dytë, Muriqi riktheu baraspeshën duke gjetur golin në minutën e 57-të, pikërisht me një goditje me kokë që janë edhe specialiteti i të ashtuquajturit “Pirati”.

Ky ishte edhe realizimi i parë për sulmuesin në këtë sezon të La Liga edhe pse në fund, goli i 28-vjeçarit nuk rezultoi vendimtar për të tijtë.

Megjithatë, Betis shënoi sërish në minutën e 72-të dhe ishte një Déjà vu”, pasi Iglesias nuk fali për të dytën herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj ndeshje, Mallorca mbetet në kuotën e vetëm një pikë dhe mban vendin e 13-të ndërsa Betis vijon me startin perfekt duke regjistruar triumfin e dytë radhazi dhe me gjashtë pikë të plota, për momentin mban vendin e parë të La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat