Shqiptari çon në këmbë Turqinë

Futboll

Shqiptari çon në këmbë Turqinë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 23:24
Enis Bardhi

Enis Bardhi shënoi dy gola sonte

Futbollisti shqiptar që luan për Maqedoninë Veriore ka shënuar dy gola të bukur sonte për Trabzonsporin

Bardhi hyri në ndeshje në fund të pjesës së parë në vend të Haspolot. Tetë minuta më vonë, saktësisht në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë ai shënoi golin e parë për ta ngushtuar epërsinë.

Bardhi gjeti golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 73, ku edhe barazoi rezultatin.

Megjithatë, skuadra e tij Trabzonsport humbi me rezultat të thellë 5:2 nga Antalyaspor.

Fernando (14’), Wright (40’ penallti, 90+8) dhe Bayrakdar (81’, 90+6) shënuan për Antalyasporin.

Kujtojmë se për Antalyasporin luan edhe Amar Gërxhaliu, që sonte nuk u inkuadrua në lojë dhe Admir Mehmeti, shqiptari nga Maqedonia e Veriut që ka përfaqësuar Zvicrën në gara ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat