Uzuni dhuron spektakël

Futboll

Uzuni dhuron spektakël

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:43
Uzuni

Uzuni dhuron spektakël!

Myrto Uzuni gjen golin e parë në Segunda Division dhe e bën në javën e dytë të sezonit, teksa Granada ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 në shtëpi përballë Racing Santander.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare luajti si titullar ndaj Santander, teksa golin e shënoi vetëm në minutën e 91-të, pas një aksioni personal, të konkretizuar në mënyrë perfekte.

Goli i Uzunit vulosi fitoren e Granadës, që më herët kishte shënuar me Callejon, teksa vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë në po kaq ndeshje për skuadrën e shqiptarit, që synon rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat