Navas gjithnjë më afër Napolit

Futboll

Navas gjithnjë më afër Napolit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:00
Keylor Navas

Keylor Navas së shpejti pritet të kalojë te Napoli.

Navas nuk është i lumtur në ‘Parc des Princes’ andaj do të largohet.

Napoli pritet të jetë destinacioni i radhës për portierin kostarikan.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, PSG nuk e ftoi Navasin për ndeshjen e sotme kundër Lille, zyrtarisht për shkak të dhimbjes së shpinës.

Njoftimi sugjeron se ai do t’i nënshtrohet trajtimit në qendrën stërvitore të klubit përpara se të bëhen vlerësimet e reja në 48 orë.

Ndërsa Navas mund të vuajë vërtet nga dhimbja e shpinës, ka gjithashtu një shans që arsyeja të jetë një justifikim përpara një lëvizjeje të mundshme në Napoli.

Ekipi i Luciano Spallettit duket se janë duke e mbyllur marrëveshjen për pak kohë tani dhe gjërat mund të finalizohen në fillim të javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat