Allegri bën parashikimin

Futboll

Allegri bën parashikimin

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:07
Allegri

Massimiliano Allegri prezantoi në konferencën për shtyp ndeshjen që do t’i shohë bardhezinjtë të angazhuar në transfertë me Sampdorian: “Do të gjejmë një skuadër që ka luajtur një ndeshje të mirë kundër Atalantës.

Në Genoa ndeshjet janë gjithmonë të komplikuara, në disa momente do të duhet të mbrohemi mirë, sidomos në momente të vështira kur ato do të shtyhen nga publiku”.

Një parashikim  për titullin në Serie A: “Janë 8 skuadra që do të luftojnë: Milani, Interi, Roma, Napoli, Juventusi, Lazio, Atalanta dhe Fiorentina. Do të jetë një kampionat emocionues, por katër prej tyre do të shkojnë në Champions League, dy në Europa League, një në Ligën e Konferencës dhe një do të qëndrojë në shtëpi duke shikuar”.

Gara e titullit: “Në letër, Milani është favorit sepse e fitoi titullin sezonin e kaluar. Interi është forcuar,

pastaj sezoni është i gjatë. Ne duhet të mendojmë për veten dhe të përmirësojmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Në këtë moment nuk mund të jemi favoritë, duhet vetëm të punojmë dhe të rrimë në heshtje. Për t’i fituar ndeshjet duhet të dimë të vuajmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat