Ditë e keqe për kapitenin Leart Paçarada dhe Betim Fazlijin

Futboll

Ditë e keqe për kapitenin Leart Paçarada dhe Betim Fazlijin

Nga: K. Goca Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:26
Leart Paçarada

Dy golat të shpejt në 17 minutat e parë, vulosën fitoren e Hansa Rostock me rezultat 2:0 ndaj St. Pauli-t, në takimin e javës së pestë të Bundesliga II. 

Ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadra nga Hamburgu nuk e kishte ditën e saj. 

Futbollistët Proger (4') e Verhoek (17'), shënuan për fitoren e Hansa-s.

Kapiteni Leart Paçarada si gjithmonë titullar i pakontestueshëm të St. Pauli dhe Betim Fazliji u aktivizua nga minuta e 71-të.

Hansa është në vend të gjashtë me 9 pikë e St. Pauli i 11-ti me 7.

Paçarada u vlerësua me notën 6.8 dhe Fazliji me 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Në fund të takimit, Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat