Leeds shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Chelseat

Futboll

Leeds shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Chelseat

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:53
Leeds

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Premier Ligës ndërmjet Leeds United dhe Chelseat.

Vendasit kanë befasuar skuadrën e Thomas Tuchel pasi kanë krijuar epërsi prej 2-0 brenda 45 minutave të para.

Ishte portieri Eduardo Mendy ai i cili i shndërruar në një fytyrë tragjike kur në minutën e 33’ bëri një gabim fatal duke e mbajtur topin të cilin ia rrëmbeu Aauronson dhe shënoi për 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Rodrigo shënoi një gol të bukur me kokë dhe rezultatin 2-0 të pjesës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat