Eintracht Frankfurt ngec në shtëpi

Futboll

Eintracht Frankfurt ngec në shtëpi

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:51
Eintracht Frankfurt

Eintracht Frankfurt duhet të presë ende për fitoren e parë në kampionat, ndërkohë që Koln vijon pathyeshmërinë në Bundesliga. 1-1 përfundoi sfida mes këtyre dy ekipeve, me dy golat që u shënuan në fraksionin e dytë të takimit.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 72’.

Japonezi Daichi Kamada ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga një pozicion i prirët, por miqtë reaguan dhe barazuan dhjetë minuta më vonë.

Gjuajtja potente e Jan Thielmann u ndal në rrjetë dhe dy ekipet ndanë nga një pikë në fund. Eintrachti mbetet në kuotën e dy pikëve pas javës së tretë, ndërsa Koln numëron pesë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat