Munishi: Gjyqtari jep penallti, VAR-i nuk punon, pastaj e anulon 

Futboll

Munishi: Gjyqtari jep penallti, VAR-i nuk punon, pastaj e anulon 

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:41
Ismet Munishi

Prishtina ka barazuar me Ferizajn me rezultat 0:0 në kuadër të xhiros së dytë të ALBI MALL Superligës së Kosovës në futboll. 

Ismet Munishi, kryetrajner i Prishtinës, tha se ndeshja ishte e vështirë: “Ishte ndeshje e vështirë, Ferizaj bëri ndeshje të mirë.

Epilogu real ishte barazimi por ndikoi pauza në pjesën e parë se a ishte apo nuk ishte penallti.

Të gjithë duhet të kenë kujdes me këto gjëra. Gjyqtari jep penallti, VAR-i nuk punon, pastaj e anulon.

Gjyqtarët duhet ta shohin VAR-in një minutë apo dy.

Pastaj në 20 minutat e fundit të ndeshjes kishte problem me dukshmëri. Megjithatë jam i lumtur për angazhimin e lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat