Acerbi shumë afër kalimit në Inter

Futboll

Acerbi shumë afër kalimit në Inter

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:56
Acerbi

Sipas La Gazzetta dello Sport, Francesco Acerbi është shumë afër që t’i bashkohet Interit si një huazim nga Lazio dhe mund të luajë kundër Bardhekaltërve që në javën e ardhshme

Mediat në Itali raportojnë që mbrojtësi i Italisë mund të kompletojë kalimin e përkohshëm në Meazza në fillim të javës së ardhshme. Acerbi nuk është më pjesë e planeve të Maurizio Sarri dhe nuk është së ka marrëdhënie të mira me tifozët e skuadrës dhe klubin.

Sipas Gazzetta, Presidenti i Lazios Claudio Lotito është pajtuar për ta dërguar në huazim të Interi lojtarin pa u përfshirë ndonjë mundësi për t’u blerë. Lotito dëshiron të kursej para në paga, duke mos e paguar Acerbin për korrik dhe gusht, kështu që Interi ta mbul ojë këtë shumë, thuhet në raport.

Interi dhe Lazio kanë nevojë për një marrëveshje huazimi, teksa Acerbi tashmë ka një marrëveshje verbale me Zikaltërit.

34 vjeçari po shikon që të ribashkohet me ish trajnerin e tij Simone Inzaghi, i cili ka kërkuar një prurje të re për ta zëvendësuar Andrea Ranocchia. 34 vjeçari ju bashkua Monzas si transfer i lirë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat