Reagon Pioli pas barazimit me Atalantën

Futboll

Reagon Pioli pas barazimit me Atalantën

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 00:05
Reagon Pioli

Milani u ndal në barazimin 1-1 me Atalantën në javën e dytë të Serisë A, në transfertë. Në një intervistë për “DAZN” pas përfundimit të takimit, trajneri i kampionëve të fuqi, Stefanio Pioli, nuk u shpreh i lumtur për këtë rezultat, por që theksoi se skuadra e tij do të vazhdojë të luftojë.

“Nuk i ndryshova lojtarët për paraqitjen, por sepse kam lojtarë të fortë. 60 minuta në ndeshjen e dytë dhe ata bënë mirë. Jam i kënaqur dhe me pozicionimet e tyre në fushë.

Patëm shumë mundësi të vogëla të pashfrytëzuara mirë. Atalanta bëri dy gjuajtje në portë, që do të thotë se kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer në të dyja fazat.

Sharli po rritet, më pëlqeu shumë. Ai është një djalë që sapo ka ardhur, ai duhet të njohë shokët e tij dhe e kundërta. Ai ka një kapacitet për të mbuluar topin nën presion. Jam i sigurt që do të na japë një dorë.

Shpresoj që Kjaer të mos marrë shumë kohë për t’u rikuperuar dhe që Kruniç të shërohet.

Mihajloviç? Shihemi të shtunën e ardhshme. ai do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u kapërcyer. Të fitojë më i miri”, ishin fjalët e Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat