E bujshme/ Ziyech drejt kalimit tek Ajax, Antony drejt United

Futboll

E bujshme/ Ziyech drejt kalimit tek Ajax, Antony drejt United

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:26
Antony.

Ajax Amsterdam është gati të bëjë disa ndryshime në krahun e djathtë të fazës ofensive.

Mesfushori maroken, Hakim Ziyech është takuar me drejtorin e Ajax, Huntelaar, për të diskutuar lëvizjen e mundshme, bën të ditur Fabrizio Romano.

Diskutimet janë zhvilluar, por gjithçka është në pritje për vendimin e Antony.

Chelsea dhe Thomas Tuchel vazhdojnë të jenë në pritje të largimit të Ziyech qysh nga muaji maj, kur lojtari lidhej me një kalim të mundshëm te Milan.

Se Ziyech mund të kthehet tek Ajax bëhet më e mundur edhe nga zhvillimet e fundit.

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se United ka përgatitur 94 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Mbetet të shihet nëse Ajax do të dorëzohen më në fund për mbajtjen e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat