Chelsea afër transferimit të Aubameyang

Futboll

Chelsea afër transferimit të Aubameyang

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:55
Aubameyang

Chelsea kanë avancuar në bisedat e tyre për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aumbameyang nga Barcelona 

Kështu i ka thënë një burim i afërt me lojtarin, mediumit të njohur anglez Sky Sports News, i cili ka thënë së marrëveshja është shumë afër. 

Kjo marrëveshje që po diskutohet me Barcelonën besohet që vlen diku mes 15 -25 milionë funte. Chelsea dëshiron që në paketë ta fusë edhe Marcos Alonso në këtë rast – përderisa Barcelona dëshiron para në dorë. 

Kjo për shkak se Barcelonës i nevojiten para për ta regjistruar Jules Kounde si lojtar të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat