Ramos po drejton dhomën e zhveshjes së PSG

Futboll

Ramos po drejton dhomën e zhveshjes së PSG

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 09:14
Sergio Ramos

Sergio Ramos po bën një rol të dytë te skuadra e PSG, anash mbulimit të qendrës së mbrojtjes.

Veterani spanjoll, Sergio Ramos, si një nga futbollistët me më përvojë te PSG, po i del në ndihmë edhe trajnerit Christophe Galtier.

Sipas raportimeve të ‘L’Equipe’, Ramos ka kontribuuar në përmirësimin e raporteve të Kylian Mbappe dhe Neymar JR.

Lojtari thuhet të ketë bërë aleatin e Galtier dhe thuhet se ai ka përvojën e duhur për t’iu folur gjëra të ngjashme sikur trajneri dyshes Neymar dhe Mbappe.

Ramos është kthyer në një lojtar startues këtë edicion te skuadra e PSG, duke luajtur në një mbrojtje me tre lojtarë.

Ish-kapiteni i Real Madrid po bën mjaft mirë në këtë fillim sezoni dhe pritet të jetë pikë kyçe për planet e Galtier këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat