Dëmtohet Gjimshiti, fraktura e lë jashtë fushës për 2 muaj

Futboll

Dëmtohet Gjimshiti, fraktura e lë jashtë fushës për 2 muaj

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:14
Gjimshiti

Stafi i Atalantës por edhe ai i kombëtares shqiptare marrin lajme të këqija nga Berat Gjimshiti.

Qendërmbrojtësi pati një problem fizik në çastet e fundit të ndeshjes me Milanin pas një përplasjeje me Origin me sulmuesin belg që e goditi 29-vjeçarin i cili la fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga Okoli.

Qendërmbrojtësi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që zbuluan një frakturë në një nga kockat e kërcirit të majtë të Gjimshiti me këtë të fundit që parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2 muaj që do të thotë se nëse konfirmohet kjo prognozë, Gjimshiti do të kthehet në fushat e lojës në fund të muajit tetor.

Në këtë mënyrë, Gjimshiti rme shumë gjasa do të humbasë dy ndeshjet e Kombëtares për Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit që do të luhen në 24 dhe 27 shtator. Ndërsa në Serinë A ai ka shumë të ngjarë që mungojë në 9 sfida mes të cilave ato me Romën, Fiorentinën dhe Lazion. Ndërkaq, Berat Gjimshiti ka nisur fazën e kurimit të parashikuar në programin e riaftësimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat