Një shqiptar në top formacionin e javës së dytë në Serie A

Futboll

Një shqiptar në top formacionin e javës së dytë në Serie A

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:17
Një shqiptar në top formacionin e javës së dytë në Serie A

Në arkiv ka hyrë edhe java e dytë e kampionatit të Serie A (2022-2023). E ka bërë duke dhënë shumë emocione, disa surpriza dhe konfirmime të rëndësishme.

Në krye, me pikë të plota, mbeten Napoli, Interi dhe Roma, ndërsa në krye të renditjes së golashënuesve është Kvaratskhelia me tri “rrjeta” në dy ndeshje.

Xhevahiri i ri i Napolit, për të dytën herë radhazi ka fituar një vend në “Top 11” e zgjedhur nga GOAL.

Me të, ndër të tjera janë edhe Smalling, Berardi për duartrokitje, super Bennacer dhe Lautaro Martinez, por edhe shqiptari Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi.

Ja si përshkruhet ky i fundit nga GOAL: “Empoli arriti të përballojë sulmin total të Fiorentinës edhe falë murit të ngritur nga mbrojtja e tij. Në mesin e të shumtëve bie në sy performanca e Ismajlit, i cili i lejoi shumë pak hapësira Jovicit dhe më pas mbajti peshën kryesore të repartit kur bashkëlojtari i tij, Luperto, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 66-të.

Në 99 minuta lojë, shqiptari ishte providencial, edhe kur largoi një goditje nga Duncan me portën e pambrojtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat