Mrekullia e skuadrave shqiptare, në katër shtete kryesojnë kampionatin!

Futboll

Mrekullia e skuadrave shqiptare, në katër shtete kryesojnë kampionatin!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:48
Deçiqi

Mrekulli shqiptare! E rrallë apo jo, në katër shtete skuadrat shqiptare kryesojnë renditjen e elitës së futbollit.  

Në Mal të Zi, skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, me president Pal Deshajn, kryesojnë kampionatin.

Deçiqi po shkakton senzacion, 4 fitore e 1 barazim në 5 ndeshje! 

Skuadra nga Tuzi kryeson me 13 pikë, ka dy më shumë se OFK Petrovac!

Mrekullia tjetër është në Maqedoninë e Veriut, Struga Trim Lum me lojtarin më të mirë, sulmuesin e spikatur Besart Ibraimi, nuk kanë të ndalur. 

Struganët po dominojnë, tri ndeshje dhe po aq fitore, kryesojnë me 9 pikë, duke lënë pas Sileksin e Kratovës dhe Shkëndijen e Tetovës, secila me nga 7 pikë.

Gjilani kryeson me 6 pikë në Superligën e Kosovës, dy më shumë se Drita, Llapi dhe Prishtina. 

Në kampionatin tonë janë zhvilluar dy ndeshje deri me tash, ndërsa Gjilani dy sfida i ka fituar si vendas, 3:2 ndaj Ferizajt dhe 1:0 kundër Malishevës.

Në Shqipëri sapo ka filluar kampionati dhe Laçi është në krye me 3 pikë, i ndjekur nga Bylisi, Partizani dhe Erzeni me nga 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat