Stoichkov: Jam i bindur se 34-vjeçari do të shënojë më shumë se 25 gola

Futboll

Stoichkov: Jam i bindur se 34-vjeçari do të shënojë më shumë se 25 gola

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:44
Stoichkov

Robert Lewandowskit nuk i është dashur shumë kohë të ambientohet me Barcelonën, teksa debutoi me dopietë zyrtarisht në La Liga.

Një paraqitje e mirë nga sulmuesi polak, i cili në një tjetër rast asistoi për Ansu Fati në fitoren që katalanasit arritën 4-1 ndaj Real Sociedad.

Në një intervistë për “WP Sportowe Fakty”, legjenda e klubit nga Camp Nou, Hristo Stoichkov, nuk i ka kursyer komplimentet për sulmuesin polak.

“Jam shumë i lumtur që Lewandowski shënoi dy herë! Një fillim i tillë në ligën spanjolle është shumë i rëndësishëm, do ta ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

Për mendimin tim, Barcelona do të fitojë kampionatin spanjoll këtë sezon, sepse ata kanë Levën dhe ai do ta drejtojë klubin për këtë titull.

“Jam i bindur se 34-vjeçari do të shënojë më shumë se 25 gola në sezonin e parë”, theksoi Stoichkov, i cili ende beson se Lewandowski do ta fitojë edhe Topin e Artë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat