​Times: UEFA do të gjobisë 10 klube për Fair Play financiar

Futboll

​Times: UEFA do të gjobisë 10 klube për Fair Play financiar

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Organizata ombrellë evropiane e futbollit (UEFA) po përgatit gjoba për dhjetë klube që shkelën rregullat e fair-play-it financiar gjatë sezonit të kaluar, raporton gazetari i The Times, Martyn Ziegler.

Ndër to ai veçoi Barcelonën, Paris Saint-Germainin, Marsejën, Interin, Juventusin dhe Romën.

Klubet franceze PSG dhe Marseille duhet të marrin gjoba, ndërsa Interi dhe Roma kanë më shumë gjasa të kufizohen në treg. 

Barcelona dhe Juventus aktualisht refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të negociojnë me UEFA-n, pretendon Ziegler. Ai shtoi se UEFA po heton 20 klube këtë sezon, përfshirë Arsenalin, për shkelje të mundshme të Fair Play financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat