Juventusi bën lëvizjen e papritur

Futboll

Juventusi bën lëvizjen e papritur

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 21:49
Juventusi bën lëvizjen e papritur

Juventusi po punon në këto ditë të fundit të merkatos për të sjellë një sulmues në Torino. Bardhezinjtë ishin pranë firmës me Memphis Depay-n, i cili është i padëshiruar në Barcelonën e Xavi-t. Por në fund gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë, me “zonjën e vjetër” që bën një lëvizje të papritur.

Juventusi “lë në baltë” Depay-n dhe kthen sytë nga Marseja. Drejtuesit e klubit italian janë pranë akordit me ish-sulmuesin e Napolit, Arkadius Milikun.

Arsyeja e këtij ndryshimi planesh lidhet më tepër me aspektin financiar, pasi holandezi i Barcelonës kishte kërkesa të larta për pagën e tij.

Ndërkohë, Gianluca Di Marzio raporton se Juventusi është pranë akordit me Milikun. Palët kanë rënë dakort për të paguar 2 milionë euro për huazimin dhe më pas 8 milionë të tjera në rast se dëshirojnë të aktivizojnë opsionin për blerjen e plotë të kartonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat