Zabërgja: Kushtet që i ka FC Phoenix, rrallë ka ekipe që i kanë në Kosovë

Futboll

Zabërgja: Kushtet që i ka FC Phoenix, rrallë ka ekipe që i kanë në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2022 Në ora: 22:08
Enis Zabërgja, majtas

FC Phoenix nga Banja e Pejës, e ka filluar furishëm edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 3:0 skuadrës me renome Trepçës së Mitrovicës.

Futbollisti me përvojë i Phoenix-it, Enis Zabërgja, tha se janë me këmbë në tokë përkundër fitores bindëse dhe po përgatiten për sfidën e radhës në Gjakovës, kundër Vëllaznimit të Gjakovës. 

Ekipi nga Banja ka synime të mëdha në këtë edicion, që të arrijnë sa më lart në renditjen e klasifikimit.   

Image

FC Phoenix

“Synimet me klubin e ri është që të grumbullojmë sa më shumë pikë. 

Po ashtu t’i marrim ndeshjet nga një, të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Me grupin që kemi synojmë dy vendet e para në grupin tonë. Kushtet që i ka skuadra e Phoenix-it, rrallë ka ekipe që i kanë në Kosovë, sidomos në ligën e parë”, tha Zabërgja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa ishte e vështirë të mposhtesh ish ekipin tuaj, Trepçën?

“Te them të drejtën ishte shumë më lehtë se që kemi pritur. Mirëpo, jemi hyrë me 100 për qind edhe nuk kemi pas aspak problem”, përgjigjet sulmuesi.

Zabërgja tani fokusin e ka për sfidën në Gjakovë, ku kërkojnë pikë dhe të ruajnë kreun e tabelës.

“Në sfidën e radhës si çdo lojë tjetër që nga minuta e parë edhe në këtë ndeshje do të hyjmë vetëm për fitore.

Respekt për klubin e Vëllaznimit që është klub i madh po ne do të hyjmë vetëm për fitore.

Ne do të luajmë lojë sulmuese edhe në këtë ndeshje”, përfundon Zabërgja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat