Beogradi kokulur, nokautohet Cërvena Zvezda! Maccabi i mrekullive 

Futboll

Beogradi kokulur, nokautohet Cërvena Zvezda! Maccabi i mrekullive 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2022 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Lajmi më i mirë i mbrëmjes së sotme është eliminimi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

Skuadra izraelite Maccabi Haifa kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League. 

Maccabi barazon me rezultat 2:2 ndaj Cërvena Zvezdës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Izraelitët u kualifikuan falë fitores në takimin e parë me rezultat 3:2.

Zvezda nokautohet në minutën e 90-të, kur Pavkov shënoi autogol dhe 2:2.

Futbollistët Peshiq (27'), Ivaniq (43') shënuan për Zvezdën dhe Sundgren (45+5) e Pavkov (90' - autogol) për Maccabin.

Duhet theksuar se në minutën e 45+4, Haziza i Maccabit dështon nga penalltia.

Maccabi ka treguar zemër të madhe, feston kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League dhe nga ana tjetër Beogradi kokulur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat