Strakosha shkëlqen si titullar me Brentford

Futboll

Strakosha shkëlqen si titullar me Brentford

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 23:13
Strakosha

Ka ardhur momenti i shumëpritur për Thomas Strakoshën. Gardiani shqiptar ka debutuar si titullar me fanellën e Brentford në ndeshjen e EFL Cup ndaj Kolçester ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-2.

Strakosha tregoi personalitet në fushë, duke justifikuar më së miri besimin e stafit teknik. Shqiptari ishte protagonist me pritjet e tij, teksa arriti t’i neutralizonte 4 goditjet në portë të vendasve.

Falë këtij triumfi Brentford arriti të siguronte një biletë për në raundin e 1/16 të Kupës.

Për sa i përket Strakoshës, portieri shpreson që falë këtyre paraqitjeve të shkëlqyera të arrijë të fitojë dhe vendin e titullarit në kampionat.

Për sa i përket golave në ndeshjen e sotme, ato u shënuan nga Levis-Poter në minutën e 39-të dhe Beç Sorensen në 90+1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat