Derbi i veriut

Futboll

Derbi i veriut

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:10
Derbi i veriut

Derbi i veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit vjen pa pagesë për sportdashësit shqiptarë

Bashkë me fundjavën do të vijë në ekranin e televizorit edhe “Abissnet Superiore”. “RTSH” do të transmetojë pa pagesë derbin e veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit. Këto dy skuadra masin forcat me njëra-tjetrën ditën e dielë në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Së bashku me Partizani-Laçi, kjo është sfida më e rëndësishme e javës së dytë të elitës së futbollit shqiptar.

Ndërkohë “RTSH”-ja ka bërë me dije se çdo javë do të transmetojë falas për të gjithë shikuesit një nga ndeshjet e “Abissnet Superiore”-s si dhe një nga “Kategoria e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat