Kukësi godet

Futboll

Kukësi godet

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:17
Kukësi godet

Kukësi ka prezantuar afrimin e Laurenc Xhekës dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu. Si Xheka ashtu dhe Layton janë bashkuar prej disa kohësh me ekipin kuksian, por fillimisht u është dashur që të bindin stafin teknik, që duket se ka dhënë aprovimin për t’u ofruar kontrata. Xheka ka firmosur me klubin kuksian për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton do të jetë pjesë e verilindorëve për dy sezone.

22-vjeçari Xheka ka qenë pjesë e Korabit në sezonin e fundit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën.

Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë.

Kuksianët e nisën sezonin e ri duke barazuar me Tiranën, ndërsa ka qenë një prej ekipeve më aktive në merkaton e verës, teksa ka ndryshuar më shumë se gjysmën e organikës.

Pretendimet e verilindorëve mbeten maksimale dhe në këtë edicion të ri. Trajneri Gega pak javë më parë deklaroi se te Kukësi merkato mbetet e hapur, por tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë më afrime pas marrëveshjeve me Xhekën dhe Layton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat